Raphinha zgjedh Barcelonën

Raphinha zgjedh Barcelonën

Siç dihet prej javësh tashmë Barcelona ka piketuar Raphinhan si alternativën për të ardhmen e sulmit dhe me të marrë vesh këtë lajm , braziliani nuk e ka menduar aspak dhe i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ ‘’ Los Cules “ .

Ky ekip është në një proçes rindërtimi i cili natyrisht do të marrë kohën e nevojshme për të dhënë rezultate por në ‘’ Camp Nou ‘’ vijon të punohet me të njëjtin intensitet në lidhje me merkaton.

E ardhmja e Ousmane Dembeles mbetet një enigëm dhe Xavi Hernandez ka preferuar të mos e zgjasë shumë këtë temë dhe  ka zgjedhur yllin e Leeds United për metrat e fundit .

Fakti se anglezët janë në mëdyshje për qëndrimin në Premier League të cilëve i duhet patjetër një fitore në fushën e Brentford për të shpëtuar , i ka shërbyer  Raphinhas për të vendosur për Barcelonën duke iu referuar performancës së Leedsit e cila ka lënë për të dëshiruar gjatë këtij sezoni.

Sigurisht kuq e blutë do ta tentojnë arritjen e kësaj marrëveshje dhe ti ofrojnë mundësinë 25 vjeçarit të rikuperojë nivelin optimal pasi në sezonin aktual rendimenti i përgjithshëm i Leedsit ka lënë për të dëshiruar , fakt që provohet me renditjen në tabelë. 

Ky opsion mund ti rezultojë një sukses Xavi Hernandezit pasi nuk do të rëndontë shumë arkat sepse klauzola e prishjes së kontratës është vetëm 25 milionë euro pasi prioritetet si Mohamed Salah dhe Erling Haaland nuk mund të përballohen nga arkat e ‘’ Blaugranëve ‘’ gjatë merkatos .

 Transferimet e janarit prodhuan rezultate pozitive për spanjollët pasi siguruan pjesëmarrjen në Champions League sezonin vijues dhe merkatoja e verës pritet të jetë përsëri përcaktuese për të ardhmen e Barcelonës .

 Gjatë këtij sezoni Raphinha jo vetëm që ka rezultuar një ndër nxënësit shembullorë të Marcelo Bielsas por ka kontribuar me 10 gola dhe 3 asiste në 35 sfida por situata kritike e Leeds United ia ka forcuar bindjet se duhet të largohet nga ‘’ Elland Road ‘’ pasi meriton të performojë tek një ekip i elitës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy