Rodrigo De Paul një hap larg Atleticos

Rodrigo De Paul një hap larg Atleticos

 Rrugët e Atletico Madridit dhe Rodrigo De Paul janë drejt fundit të lumtur  .  ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shumë afër akordit me  mesfushorin i cili momentalisht është i grumbulluar me Argjentinën në Kupën e Amerikës . Parashikimet theksojnë se  zyrtarizimi  do të bëhet brenda korrikut dhe sipas gazetarit të njohur italian Fabrizio Di Romano  kryeqytetasit do ti paguajnë Udineses 35 milionë euro  kundrejt një kontrate 5 vjeçare me lojtarin nga  Sarandi . 

Pas konfirmimit të  largimit të  Vitolos tek Getafe  Diego Pablo Simeone me siguri duhet të ndihet shumë i kënaqur sepse 27 vjeçari mbetet një element tepër efektiv  nga krahët dhe  karakterizohet nga një teknikë brilante pa anashkaluar faktin e rrezikshmërisë që shkakton  në luftën një kundra një . 

Tek ‘’ Friulanët ‘’  Rodrigo De Paul ka shijuar një eksperiencë 5 vjeçare shumë të frytshme pavarësisht se bardhezinjtë kanë notuar gjithmonë në ujërat e mesit të tabelës . Ky hap i hedhur do ti japë qetësinë e duhur  ‘’ El Cholos ‘’ pas largimit të konfirmuar të Saul Niguez  për të cilin është dukshëm i avantazhuar Liverpooli.  

Me largimin e Georginio Wijnaldum drejt  ‘’ Parque De Prince ‘’ , ‘’ The Redsat ‘’ morën menjëherë përgjegjësinë e kërkimit të një zëvëndësuesi dhe pista Rodrigo De Paul vlerësohet nga Jurgen Klopp që kërkon të evitojë humbjen e mëtejshme të terrenit në funksion të rikthimit tek suksesi , epokë  në të cilën asnjë kundërshtar nuk mund të përballonte furinë e nxënësve të tij .

 Në lidhje me ishi-n e Racing Club dhe Valencias sezoni i lënë pas ishte një konfirmim se e ardhmja konsiderohet  gjithmonë e më larg ‘’ Dacia Arenas ‘’ të cilin e ka finalizuar  me 38 ndeshje , 9 gola dhe 11 asiste pavarësisht se Udinese u rendit e 14- ta .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy