Marin Abazaj vetëm pak ditë më parë njoftoi largimin nga skuadra e Dinamos. “Divorci” erdhi për shkak të minutave të pakta, që lojtari kishte me blutë.
20-vjeçari nuk ka humbur kohë dhe ka gjetur ekipin e ri. Abazaj do të vazhdojë karrierën te skuadra e vendlindjes, Pogradeci.
Ka qenë vetë klubi liqenor, që ka njoftuar rikthimin e mbrojtësit, i cili u largua në verë, pas një sezoni të shkëlqyer.



