
Qëndrimi i Paulo Dybalas në ‘’ Allianz Stadium ‘’ është një histori që po stërzgjatet duke prodhuar shumë pikpyetje .
Firmosja me Vlahovic i ka përzier më shumë ujërat dhe argjentinasi sikur ka mbetur në prapavijë tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’. Serbi arriti ti tregojë shumë shpejt vlerat duke e magjepsur Massimiliano Allegrin dhe ky fakt ka dëmtuar 28 vjeçarin .
Megjithatë strategu italian nuk e ka anashkaluar për asnjë moment ‘’ La Joyan ‘’ dhe shpreson në qëndrimin e tij në Torino por akordi nuk po vjen dhe e ka acaruar situatën e ishi-t të Palermos.
Juventusi pak e nga pak po e rikuperon formën e duhur por golashënuesi nuk po e gjen gjuhën e përbashkët , fakt që sipas ‘ Calciomercatos ‘ e afron me Interin .
Zikaltërit prej kohësh i janë vënë pas dhe humbja e shkëlqimit nuk i ka smprapsur por përkundrazi duan t’ia rrëmbejnë Juventusit dhe ti tregojnë se mund të jenë konstant , sidomos në Serinë A dhe të përsërisin sezonin e kaluar.
Me futjen e Interit në garë , shpresat e juventinëve janë reduktuar sepse interesi i kampionëve në fuqi interpretohet si një ‘’ shpëtim ‘’ për asin e sulmit i cili tek Juventusi po kalon një periudhë shumë të zymtë.
Mbetet për tu parë se deri ku do të arrijë kjo çështje por kordobezit i duhet të rifitojë protagonizmin sepse Botërori i Katarit është shumë afër dhe duhet ta bindë Lionel Scalonin për ta grumbulluar në 23-shen e 2 herë kampionëve të botës .



