
Investimi 600 milionë eurosh në merkaton e kaluar verore nuk i ka ndalur drejtuesit e Chelseat me në krye presidentin Todd Boehly, të cilët pretendojnë ti shikojnë shumë shpejt anglezët në majë.
Traineri Graham Potter gjithsesi ka ngelur i pakënaqur me disa elementë të ‘’ Bluve të Londrës ‘’ dhe sipas ‘ Marcas ‘ ja ka hapur derën e largimit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Flitet për N’ Golo Kante, Mason Mount dhe Mateo Kovacic, për të cilët pretendentët cilësorë nuk mungojnë , fakt që i shërben kryeqytetasve për ta arritur objektivin.
Mesfushori francez e përfundon kontratën në pak muaj, ndërsa Mount dhe kroati në 2024-tën.
Fuqizimi i arkave do ti vinte në ndihmë gjigandëve të Premier Leagues dhe jo vetëm për të krijuar një lloj stabiliteti dhe më pas të hidhen në sulm për të firmosur me të tjerë elementë që mund të kontribojnë në të ardhmen.
Pas merkatos së dimrit u evidentua se Chelsea do të jetë pa dyshim një ndër protagonistët e asaj të verës , e cila do të startojë në 1 korrik .
Terreni i humbur ka shërbyer si reflektim për drejtuesit e londinezëve dhe shpresohet që investimi i bërë ti japë frytet deri në fundin e sezonit aktual me fitimin e titujve , në Angli dhe natyrisht në kontinentin e vjetër.



