
Mungesa e efikasitetit në ofensivë, është pasuar me nisjen e tratativave nga drejtuesit e Atletico Madridit për gjetjen e një elementi cilësor.
Traineri Diego Simeone nuk është i kënaqur me rendimentin e ‘’ Los Colchoneros ‘’ në këtë aspekt, pavarësisht se skuadra e tij përbëhet nga lojtarë shumë të rëndësishëm si Griezmann, Morata, Angel Correa dhe Depay.
Në Eredivisie tek Az Alkmaari po shkëlqen Vangelis Pavlidis, i cili ka arritur statistika befasuese deri më tani.
27 gola dhe 4 asiste në 38 sfida e shëndërrojnë praktikisht një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të Europës dhe ‘’ Los Rojiblancos ‘’ kanë dërguar vëzhguesit për ta ndjekur nga afër gjatë sfidave.
Kryeqytetasit mbeten një ndër ekipet më cilësorë jo vetëm në Spanjë por edhe më gjerë, por megjithatë ‘’ El Cholo ‘’ kërkon më tepër nga nxënësit e tij, të cilët momentalisht në renditjen e La Ligas jane jashtë Champions Leagues.
Mirëpo, Atletico Madridi vijon të tregojë cilësitë në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, në të cilin do të përballet me Borussia Dortmundin në çerekfinale, rival shumë i sikletshëm, sidomos në Gjermani.



