Memushi, akuza arbitrimit: Goli i anuluar, i padrejtë. E njëjta gjë me Elbasanin, nuk e di kush e ka radhën

Memushi, akuza arbitrimit: Goli i anuluar, i padrejtë. E njëjta gjë me Elbasanin, nuk e di kush e ka radhën

Trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi, shpërtheu në akuza ndaj arbitrimit pas barazimit me Elbasanin.

Për MCN TV, Memushi deklaroi se e kënaqi paraqitja e skuadrës, ndërsa shtoi se anulimi i golit ishte i padrejtë. Sipas tij, Elbasani ndihmohet nga arbitrimi prej 6 ndeshjes.

Na kënaq rezultati 1-1. Është diskutuar shumë për VAR. Unë mendoj se kemi shënuar një gol të saktë dhe vendimi për ta anuluar, ishte i padrejtë. Unë Elbasanit i uroj suksese. Kjo është një rrjedhë ngjarjesh në këtë stadium për Elbasanin, të fundit ishim ne, nuk e di kush do jetë i radhës. Mund të jenë 6 takime, Elbasani luan 100 minuta dhe e ka fituar ndeshjen.

Unë e kam ndjekur skuadrën, kualitet ka dhe duhet ekuilibër. Kemi ndryshuar modul dhe kemi thjeshtuar çdo gjë në stërvitje. Jam i kënaqur nga skuadra, sidomos nga karakteri. Mund edhe të humbisnim. Ne donim të fitonim dhe ta bënim kampionatin më të bukur.

E vetmja rrugë për Flamurtarin është “play off”. Ta bëjmë skuadrën gati për ndeshjet vendimtare. Kemi një skuadër shumë të mirë. Flamurtari duhet të kapë vendin që meriton në këtë kampionat, që është vendi i tretë. Të jemi realistë dhe me këmbë në tokë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy