
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Shqipëria është një ekip modest dhe kundërshtarët na shikojnë si të tillë.
Sipas Bushit, lojtarëve të rinj i duhet edhe pak kohë, për të krijuar një kombëtare më të fortë
Kemi ekip të ri, me lojtarë të rinj. Mendoj se Broja është nga sulmuesit më të mirë në histori te Shqipëria. Janë lojtarë të rinj dhe është e vështirë që të mbajnë një peshë të madhe në kurriz. Reja mendon për Europianin e 2024. Mendoj se për 2 vite do të rriten shumë dhe mendoj se do kemi një kombëtare shumë të mirë.
Grupi është i mirë, stafi shumë i mirë. Morëm barazim me Islandën, por ne jemi Shqipëria dhe jemi ekip modest. Kundërshtarët nga quajnë si ekip modest. Lojtarët duan pak kohë të piqen dhe të krijojmë një Kombëtare të fortë. Ekipi kombëtar, nuk mund të ketë një bosht më të mirë lojtarësh, sesa e kemi tani.



