
Massanga Matondo është larguar përfundimisht nga Partizani. Klubi i kuq ka njoftuar shitjen e lojtarit në Turqi.
Mesfushori do të vazhdojë karrierën te skuadra e Hatayspor. 24-vjeçari kishte probleme me Partizanin, duke refuzuar të rikthehej tek të kuqtë dhe klubi ka vendosur ta shesë në Turqi.
Njoftimi i klubit:
Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me klubin turk Hatayspor për transferimin e lojtarit Masanga Matondo. Kampionët e Shqipërisë kanë konkretizuar sot marrëveshjen për transferimin me titull definitiv te mesfushorit 24 vjeçar te Hatayspor skuadër e cila këtë sezon është pjesë e Superligës turke.



