Përveç fitores së djeshme kundër kombëtares së Lihtenshtejnit, gëzimi në kombëtaren kuqezi ka qenë dyfish.
Kjo pasi presidenti i Federtatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kishte ditlindjen e tij, duke e bërë dhe më të bukur këtë sukses.
I gjithë stafi i kombëtares i ka uruar kreut të FSHF-së ditëlindjen e tij të 54-tërt.
Një nga urimet më të veçanta ishte ai i mbrojtësit, Andi Lila, i cili përmes një postimi në rrjetin e tij social “Instagram” shkruan. “U bëfsh edhe 100 vjec president. Një person i shkëlqyer” shkruan Lila, ku vijuan më pas dhe urimet nga futbollistët e tjerë.
Tashmë të gjithë shpresojmë që kjo festë të zgjasë sa më shumë ku shpresojmë të marrim dhe një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Spanjës.



