
Pas eksperiencës tek Manchester City , Premier League ka trokitur përsëri në derën e Ferran Torresit.
Tek Barcelona mundësitë për aktivizim janë reduktuar mjaftueshëm për 22 vjeçarin për arsye të prezencës së Raphinhas dhe Ousmane Dembeles , shtuar këtu edhe talentin Ansu Fati i cili vjen nga një dëmtim dhe pritet që shumë shpejt të rifitojë vlerat e humbura në terrenin e gjelbër .
Arsenali është një ndër ekipet e interesuar për ta rikthyer spanjollin në Angli pasi Mikel Arteta ende beson në aftësitë e tij dhe mund ti ndihmojë ‘’ Topchinjtë ‘’ për të avancuar për më tej .
Megjithatë mundësitë në ‘’ Camp Nou ‘’ vijojnë të jenë prezente për Ferran Torresin sidomos pas largimit të Pierre Emerick Aubameyang tek Chelsea.
Ndoshta ky fakt mund ta pengojë transferimin në këtë kampionat por duhet pritur se çfarë do të ndodhë në ndeshjet vijuese të kuq e bluve , shumë të rëndësishme për të ardhmen e ishi-t të Valencias .



