Nisma e klubeve të Premier Leagues kundër Newcastle

Nisma e klubeve të Premier Leagues kundër Newcastle

Pavarësisht se do të liderohet nga sheikët arabë dhe aktualisht është klubi më i pasur në planet , në Premier League i kanë dhënë shuplakën e parë Newcastle United. 

Sipas ‘’ The Telegraph ‘’ ekziston një pakt ndërmjet klubeve  për të mos shitur asnjë komponent tek bardhezinjtë  në mënyrë që mos ti ulin pikët e të ardhmes së ëndërruar pavarësisht se ofertat e sheikut Yasir Al- Rumayyan mund të konsiderohen të parefuzueshme . 

Me këtë plan ia kanë kallur datën kundërshtarit direkt për fitimin e Premier Leagues në vitet e ardhshme pasi në këtë sezon mund të rrinë të qetë sepse renditet në zonën e ftohtë në klasifikim dhe nuk përbën asnjë rrezik për pjesën e mbetur të sezonit .  

Me këtë vendim  , skuadrës së Eddie Howe si mbetet gjë tjetër veçse të kapërcejë kufijtë dhe të fokusohet në të tjera kampionate për të transferuar lojtarë cilësorë në ‘’ St James ‘ Park ‘’ , fillimisht për të shpëtuar sezonin dhe më pas të synojnë ringritjen në Premier League dhe më gjerë .

  Në lidhje me  situatën aktuale të Newcaslte United një ekspert mbi transferimet ka dhënë një deklaratë tunduese  që thekson se do të ishte një gabim i pafalshëm nëse skuadrat e mëdha do ti jepnin ‘’ Ok ‘’ lojtarëve të tyre për t’iu bashkuar Newcasltes:

“  Newcastle do ta ketë shumë të vështirë për të bërë blerje të bujshme pavarësisht potencialit ekonomik sepse shumë ekipe preferojnë  ta shikojnë në Championship sesa të lejojnë fuqizimin e një kundërshtari me këto parametra “ ,  ishin fjalët e tij . 

Duhet shtuar se kjo deklaratë tingëllon mëse  llogjike dhe njëkohësisht flet për besnikërinë e drejtuesve ndaj skuadrave të tyre të cilat parashikohet se do të kenë mjaft probleme në të ardhmen me këtë Newcastle që s’njeh asnjë limit .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy