
Me mbërritjen e Liam Rosenior në ‘’ Stamford Bridge ‘’ tek Chelsea ka nisur një tjetër etapë.
Anglezi zëvëndësoi Enzo Marescan i cili nuk mundi dot ti arrijë objektivat në fazën e parë të sezonit.
Menjëherë numri një i stolit ka nisur punën duke qenë se e pret një sfidë shumë e vështirë pasi tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ synohen në çdo sezon titujt dhe gabimet kushtojnë shtrenjtë.
Objektivi i 41 vjeçarit aktivizohet në rradhët e Genkut dhe flitet për Konstantinos Karetsas.
Në fakt greku pretendohet edhe nga Arsenali, ç’ka do të thotë se gjatë merkatos dimërore do të zhvillohet një tjetër derbi londinez.
Sipas ‘talkSport’, eksperti Andy Brassell ka theksuar se Chelsea është favorit për të firmosur me talentin e lindur në Genk. Më tej ai komentoi kështu:
“ Për sa i përket Olympiacos duhet të them se Konstantinos ka bërë hapa të suksesshëm në karrierë. Por një transferim tek Arsenali me siguri do ti kushtojë më shumë duke qenë se rivaliteti aty është shumë i ashpër. Edhe tek Chelsea pothuajse është e njëjta situatë dhe gjithçka do të varet nga traineri Liam Rosenior. Por nuk mund ta përjashtoj mundësinë e blerjes së tij nga Chelsea dhe huzimit tek një tjetër ekip për të qenë pjesë në të ardhmen e afërt “, ishin fjalët e Andy Brassell.
Duhet theksuar se kontrata e Konstantinos Karetsas me belgët përfundon në qershorin e 2029-tës dhe aktualisht vlera në merkato i arrin 44 milionë eurot.
Në sezonin aktual nxënësi i Nicky Hayen numëron 21 sfida, 1 gol dhe 7 asiste, për të cilin lista e pretendentëve mund të zgjerohet në vijimësi.



