
Uerdi Mara ka ndryshuar skuadër. Mesfushori është larguar nga turqit e Ankara Keciorengucu dhe do të vazhdojë karrierën në Gjeorgji.
Ish-lojtari i Skënderbeut, ka firmosur me klubin e njohur, Dinamo Batumi. Kampionët gjeorgjianë, prezantuan Marën, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Mara bëri mjaft mirë në Turqi, ku luajti 15 ndeshje e shënoi edhe 2 gola, e pikërisht paraqitjet e mira kanë tërhequr vëmendjen e Dinamo Batumi, që i ka bërë vend mesfushorit korçar.



