
Objektivi i Sevillas për sulmin ka marrë më tepër fuqi me kalimin e ditëve . Andaluzët po ndjekin Andrea Belottin , lojtar që e finalizoi sezonin me fitimin e Europianit duke e pasuruar karrierën . Largimi i Luuk De Jong tek Psv Eindhoven natyrisht i ka vënë në lëvizje ‘’ Los Rojiblancos ‘’ të cilët kanë gjetur këtë alternativë shumë të përshtatshme . E kaluara e 27 vjeçarit u lidh edhe me skuadra të tjera si Manchester United , Real Madridi apo Atletico Madridi por nuk kanë mundur ta plotësojnë kërkesën 100 milionë euroshe të Torinos .
Ky refuzim i ka shërbyer Sevillas që s’mendon të dorëhiqet nga një lojtar që prej sezonesh me rradhë e ka ndihmuar skuadrën ‘’ Granata ‘’ për të përmirësuar pozicionin në tabelën e renditjes pavarësisht se historikisht Torino është konsideruar si e dorës së dytë në Serinë A .
Iniciativa e parë e spanjollëve është oferta prej 15 milionë eurosh plus përfshirja e Munir El Haddadi për kalimin e ishi-t të Palermos në ‘’ Sanchez Pizjuan ‘’ .
13 gola në 26 ndeshje ishin statistikat e një sezoni brilant që e demostroi edhe në Europian ku u shpall fitues me ‘’ Azurrët ‘’ dhe sipas raportimeve të fundit i ka dhënë ‘’ Ok ‘’ interesit të Sevillas sepse mendon se është një shans që s’duhet humbur .
Kalimi në Andaluzi do ti jepte shumë variante teknikut Julen Lopetegui sepse është një lojtar i sprovuar në një ndër kampionatet më interesantë të Europës dhe mbi të gjitha do të mund të provonte ndjesinë e veçantë e të qënit pjesë e Uefa Champions Leagues në sezonin vijues .



