Barcelona, gati oferta për Yan Couton

Barcelona, gati oferta për Yan Couton

 Edhe në sezonin e dytë tek Borussia Dortmundi Yan Couto por tregon vlerat e tij.

Anësori e ka konsoliduar vendin e një titullari në 11-shen e trainerit Niko Kovac dhe menjëherë ka tërhequr vëmëndjen e drejtuesve të Barcelonës. 

Edhe eksperienca me Gironan evidentoi se bëhej fjalë për një lojtar tejet cilësor dhe tanimë interesi i ‘’ Los Cules ‘’ pritet të marrë analizën e duhur. 

Falë shkëlqimit gjatë sfidave dhe përshtatjen në varësi të rivalëve vlerat e 23 vjeçarit janë rritur konsiderueshëm, në një ndër kampionatet më të rëndësishëm të kontinentit të vjetër por edhe në kompeticionet e tjera. 

Dalja me shpejtësi drejt ofensivës dhe efektiviteti në prapavijë japin siguri dhe traineri Hansi Flick e ka kërkuar medoemos transferimin e Yan Coutos në ‘’ Camp Nou ‘’. 

Mirëpo presidenca e ‘’ Verdhezinjve ‘’ është shprehur qartë dhe nuk ka ndërmend ti shesë peshat e rënda, sidomos nëse bëhet fjalë për ndonjë rival të mundshëm në vijimësi. 

Flitet se Joan Laporta mund të ofrojë afro 30 milionë euro për lojtarin nga Curitiba, i cili sa vjen edhe po e shton protagonizmin tek ekipi nga Ruhr.

 Do të jetë e komplikuar të negociojnë palët e përfshira, i cili në sezonin aktual numëron 2 gola në 7 sfida.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy