Chelsea i fiksuar pas Bennacer

Chelsea i fiksuar pas Bennacer

 Sezonin e kaluar Ismael Bennacer ishte një ndër më të rëndësishmit në suksesin e Milanit , ekip që uli nga froni Interin .

Transferimi nga Empoli në ‘’ San Siro ‘’ rezultoi një zgjedhje shumë cilësore e 24 vjeçarit i cili iu përshtat menjëherë skemave të Stefano Piolit duke zënë vend në 11-shen e italianit.

Por qëndrimi i Sandro Tonalit dhe mundësia e firmosjes me një tjetër lojtar, e nxjerr jashtë loje franko-algjerianin i cili tashmë pretendohet nga Chelsea .

‘’ Blutë e Londrës ‘’ do të mundohen të përfitojnë nga aktualiteti i Ismael Bennacer tek kuqezinjtë për të arritur akordin me ishi-n e Arsenalit, kontrata e të cilit me ‘’ Djallin ‘’  skadon në 30 qershorin e 2024-tës .

Pavarësisht se është ende herët , në rast se gjërat nuk do të ndryshojnë , anglezët i kanë ofruar një  të ardhme ndryshe në ‘’ Stamford Bridge ‘’ , tek një Chelsea që ka ndryshuar shumë kohët e fundit , përfshirë edhe largimin e Thomas Tuchelit.  

Me Graham Potterin në pankinë , kryeqytetasit po mundohen ta kthejnë situatën në favor por anglezit i duhet kohë për tu adaptuar sepse të drejtosh  një ekip si Chelsea nuk është aspak e lehtë .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy