Chelsea nuk dorëhiqet nga Kounde

Chelsea nuk dorëhiqet nga Kounde

 Largimi i Antonio Rudiger tek Real Madridi do ti shkaktojë një dëm të madh mbrojtjes së Chelseat dhe tashmë ka filluar puna për ta zgjidhur  gjatë merkatos se verës .

 Londinezët janë në një proçes të rëndësishëm dhe tanimë me mbërritjen e pronarëve të rinj do të japin maksimumin në këtë periudhë për të qenë më kompetitiv në sezonin vijues.

Jules Kounde vijon të jetë një fiksim i Thomas Tuchelit për arsye se është një ndër lojtarët më premtues të aktualitetit dhe pas dështimeve të së kaluarës, ‘’ Blutë e Londrës ‘’ duan përsëri të tentojnë për ta transferuar në ‘’ Stamford Bridge ‘’.

Nëse i referohemi Sevillas , pretendimet e drejtuesve vijojnë të paluhatura dhe klauzola e prishjes së kontratës arrin 80 milionë eurot, shifër të cilën anglezët duhet ta paguajnë nëse duan të firmosin me 23 vjeçarin.

Përfshirja e disa ekipeve në këtë histori sigurisht e vështirëson disi objektivin e kryeqytetasve por vijojnë të insistojnë sepse Jules Kounde sa vjen edhe e përmirëson nivelin  dhe natyrisht ky fakt influencon në pretendimin e ‘’ Los Rojiblancos ‘’ për yllin e skuadrës .

 Duke qenë se kjo histori po përflitet shumë dhe Jules Kounde vijon të jetë protagonist i padiskutueshëm i merkatos , nëse Chelsea arrin të firmosë me ishi-n e Bordeaux do të ishte një sukses më vete duke patur parasysh këtu edhe peripecitë e kohëve të fundit me ndryshimin e pronarëve.

Herët a vonë besohet se kjo histori do të marrë zgjidhje sepse në kohë të vështira vihet më në dukje potenciali  dhe anglezët janë shquar gjithmonë si një ekip i suksesshëm në merkato .

Thomas Tuchel është shumë i qartë në vendimet e tij dhe fakti se ngulmon kaq shumë do të thotë se tek Jules Kounde shikon një element tepër premtues për të ardhmen dhe futja në garë e disa ekipeve i jep absolutisht të drejtë gjermanit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy