Opsionet e Modric për të ardhmen

Opsionet e Modric për të ardhmen

Mungesa e minutave në ndeshjet e fundit, ka filluar ta vërë në dyshim vijimin e Luka Modric tek Real Madridi. Rivaliteti i ashpër në mesfushën e ‘’ Galaktikëve ‘’ e ka lënë në prapavijë ishi-n e Tottenham Hotspurit dhe pavarësisht deklaratave të Carlo Ancelottit i cili beson se kroati do të qëndrojë edhe më gjatë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, sipas ‘ Sport ‘ vijojnë të qarkullojnë zërat për një largim të mundshëm tek Inter Miami ose në Arabinë Saudite. Kontrata e 38 vjeçarit me ‘’ Los Merengues ‘’ skadon në 30 qershor, i cili do ta thotë fjalën e fundit në lidhje me të ardhmen. Kështu si kanë vijuar ngjarjet qëndrimi tek Real Madridi përkthehet në një zëvëndësues ‘’ luksi ‘’, fakt që ndoshta do të tentohet të evitohet me çdo kusht nga lojtari i lindur në Zadar. Në 12 vite , Luka Modric ka fituar çdo trofe me Real Madridin por në një moshë të tillë rënia e rendimentit është diçka normale dhe pritet në vijimësi vendimi që do të marrë një ndër referentët e padiskutueshëm të kësaj skuadre në vitet e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy