
Pavarësisht ecurisë jo të mirë të Milanit në ndeshjet e fundit, e ardhmja e Stefano Piolit parashikohet në ‘’ San Siro ‘’.
Para dy sezonesh kuqezinjtë shkruajtën përsëri historinë duke fituar Scudetton dhe besojnë se me italianin në stol do të rikthehen përsëri tek titujt shumë shpejt.
Natyrisht në futboll rivaliteti sa vjen edhe ashpërsohet dhe disfatat janë pjesë e lojës por besohet se pavarësisht tre sfidave të Milanit, në të cilat nuk ka mundur të marrë në asnjërën prej tyre tre pikët, të besuarit e 58 vjeçarit shumë shpejt do të reagojnë.
Humbja me Udinezen të shtunën reflektoi se Milani po përjeton një moment delikat por gjithsesi drejtuesit besojnë fuqimisht tek eksperienca e ishi-t të Lazios, ndër të tjerë.
‘’ Djallin ‘’ e presin sfida të vështira, kryesisht ajo e Champions Leagues kundër Paris St Germain në shtëpi, rival i cili e mposhti 3-0 në ‘’ Parque de Prince ‘’.



