
Lorenzo Insigne nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e klubit kanadez të Toronto. Këta të fundit e bindën sulmuesin italian, për të firmsour një kontratë 5-vjeçare, ku do të përfitojë 11.5 milionë euro.
Presidenti i Toronto, Bill Maning, ishte i sinqertë, kur u pyet si vendosi për të transferuar yllin e Napolit, që ishte në skadencë kontrate.
“Në të vërtetë, verën e kaluar kam parë listën e Transfermarkt dhe kërkova lojtarët e kombëtares së Italisë e cila sapo ishte shpallur kampione e Europës.
Kërkova të shihja për lojtarët që ishin në skadencë kontrate, Insigne ishte një nga të paktët që përmbushte këto kritere. Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror dhe Insigne ishte i pari në këtë listë. Do të jetë një futbollist të cilin njerëzit do ta duan shumë”, u shpreh Maning.



