
Jeton Beqiri, është trajneri më i ri i Shkëndijës së Tetovës. Klubi kuqezi, ka prezantuar këtë të premte teknikun 41-vjeçar.
Beqiri ka firmosur kontratën për një vit e gjysmë, ndërsa do të pasojë në stol të larguarin, Ardian Nuhiu.
Kujtojmë se Beqiri ka pasur eksperiencë edhe në kampionatin shqiptar duke qenë në krye të Bylisit ndërsa në vitin 2017 ka shërbyer si asistent te Flamurtari.



