
Presidenti i Partizani Gazmend Demi thotë se pretendon që skuadra të kapë vendin e parë në kampionat. Gjithsesi i ftuar në emisionin Skaner në 'MCNTV' Demi shtoi se nuk do ishte çudi edhe nëse të kuqtë nuk ia dalin. Numri 1 i të kuqve iu bëri thirrje arbitrave që të shmangin gabimet tani në fund kur gjithmonë sipas tij ndodhin.
'është një kampionat që rralherë gara është e hapur. Ky kampionati jonë më mirë po ecën Sa kam qenë unë president Partizani ka pretenduar majat Partizani si klub dhe unë si president duam të jemi në radhët e para Specialistët thonë se kemi mundësi dhe sidomos pas merkatos kam besim se do luftojmë deri në fund.
Faza e fundit është e rrezikshme. Kam besim te skuadra. Që në fillim kemi thënë se duam kupat e europës, por besojmë se duam tia dalim në fund. Javën e fundit fillojnë edhe pak pallaçlliqe me arbitrat. Bëjmë thirrje që të jenë më të kujdesshëm. Po s'ia arriti Partizani nuk është ndonjë çudi e madhe,'-u shpreh Demi.



