Juventusi, interes për Thomas Partey

Juventusi, interes për Thomas Partey

Eksperienca e Thomas Partey-t tek Arsenali vijon të jetë një shqetësim i dukshëm për trainerin Mikel Arteta.

Mesfushori ende nuk e ka justifikuar investimin e drejtueve të ‘’ The Gunners ‘’ në të kaluarën dhe sipas zërave të fundit shumë shpejt do të largohet nga ‘’ Emirates ‘’.

Kryeqytetasit s’do të mund ti rikuperojnë 50 milionë eurot e investuara për 30 vjeçarin, për të cilin flitet se mund të lerë Londrën për tu transferuar tek Juventusi.

Drejtuesit e 13 herë kampionëve të Premier Leagues janë të gatshëm ta shesin ishi-n e Atletico Madridit për një shifër rreth 18-20 milionë eurosh, për të cilin traineri i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ Massimilliano Allegri ende beson se mund të rezultojë një vlerë e shtuar në repartin e mesfushës.

Duhet kujtuar se Thomas Partey shkëlqeu në të kaluarën tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ dhe ndoshta kalimi në ‘’ Allianz Stadium ‘’ mund të jetë fillimi i një eksperience të suksesshme në karrierë.

Të jesh pjesë e Juventusit do të thotë të përfaqësosh një skuadër e cila bëri ligjin në të kaluarën në Itali, një fakt domethënës për çdo lojtar që vendos për tu bërë pjesë e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy