Milani në gjurmët e Lucas Vazquez

Milani në gjurmët e Lucas Vazquez

 E ardhmja e Lucas Vazquez në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ bëhet edhe më e vështirë me kalimin e ditëve .  ‘’ Los Blancos ‘’ akoma nuk janë bindur në lidhje me rinovimin e kontratës së spanjollit  e cila përfundon në 30 qershor dhe i kanë krijuar terrenin e përshtatshëm pretendentëve të tij për ti hapur derën për një tjetër eksperiencë .

Interesi i Bayern Munchen dhe Arsenalit vazhdon i paluhatur por orët e fundit për 29 vjeçarin është shfaqur një tjetër dritë në fund të tunelit . Eshtë pikërisht Milani që do të përballë forcat në një luftë të ashpër dhe me të papritura për ta larguar nga Primera Division . Kuqezinjtë janë duke zhvilluar një performancë brilante gjatë sezonit aktual dhe rikthimi në Uefa Champions League në atë vijues duhet të shoqërohet me padiskutim me përforcimet e duhura për të luftuar fort në  3 kompeticione .

Strategu Stefano Pioli është duke i bërë mirë llogaritë për ti parashtruar rrugën suksesit të munguar në ‘’ San Siro ‘’ prej disa sezonesh  dhe ka menduar se ekstremi nga La Korunja është një zëvëndësues ideal për bashkombasin e tij Samu Castillejo që me sa duket i ka orët e numëruara tek 18 herë kampionët e Scudettos . Aktualisht situata e Lucas Vazquez mund të përkufizohet disi e komplikuar sepse është në pritje të vendimit të drejtuesve të ‘’ Los Merengues ‘’ të cilët duhet të vendosin qëndrimin ose jo  në skuadrën e drejtuar nga Zinedine Zidane , çështje e cila po analizohet njëkohësisht me atë të rinovimit të  kapitenit legjendar Sergio Ramos ose në të kundërt do ti parashtronin rrugën fillimit të një tjetër aventure në një kampionat që konsiderohet ndër më të fortët e Europës .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy