Trajneri italian Fransesco Guidolin eshte shkarkuar nga drejtimi i Swansea, i pari kete sezon ne Premierlige dhe eshte zevendesuar nga ish-seleksioneri amerikan, Bob Bradley, i cili ka drejtuar deri tani Le Havre (D2 francez), beri te ditur klubi uellsian ne Twitter te henen.
I ardhur ner janar te Swansea, Guidolin (61 vjec) e drejtoi “Swans” drejt Premierliges ne sezonin e kaluar, por tekniku italian nuk ka arritur rezultatet e pritshme kete sezon, kur klubi uellsian mban vendin e 17-te ne kampionat.
Pas shtate javesh, Swansea ka pike te barabarta me vendin e 18-te, West Ham (4 pike) dhe vetem dy me shume se Sunderland qe mbyll tabelen e klasifikimit..
Guidolin, me nje kontrate per dy vjet, eshte trajneri i pare ne Premierlige qe shkarkohet kete sezon.
Nderkohe, edhe trajneri italian Roberto Di Matteo eshte shkarkuar nga Aston Villa, larguar nga Premierliga sezonin e kaluar dhe vetem ne vendin e 19-te ne D2, beri te ditur klubi i Birmingham te henen.
Di Matteo (46 vjec), ish-trajner i Celsit, eshte angazhuar ne qershor nga pronari i ri kinez i klubit, Tony Xia.
Nen drejtimin e italianit, “Villans” nuk kane fituar vecse nje ndeshje ne 11 jave kampionat (kundrejt 7 barazime e 3 humbje) pavaresisht 38 milione euro te shpenzuara per transfertat.



