Tottenham u eliminua nga Champions League nga Milani, pasi nuk arriti të përmbysë dot avantazhin e ndeshjes së parë të kuqezinjve.
Ky eliminim ka lënë një shije të hidhur, ndërsa nuk mungojnë edhe akuzat drejt trajnerit Antonio Conte.
Një nga kritikët për trajnerin, është pikërisht sulmuesi i Tottenham, Richarlison. Ky i fundit duke folur pas ndeshjes, tha se skuadra nuk duhet të luante në atë mënyrë, por duhej të synonte golin.
Më kërkuan që të bëja një test në palestër dhe trajneri më premtoi që do të luaja sepse i kalova të gjitha parametrat. Kur erdhi momenti më kërkoi që të ulesha në pankinë.
Këto janë gjëra që nuk arrin t’i kuptosh. Nuk mund të luanim në atë mënyrë duke e ditur që kishim nevojë për një gol minimalisht. Mendoj që duhej ta kishte orientuar skuadrën të luante në sulm të paktën gjatë pjesës së dytë. Ky është një sezon m*** për mua dhe skuadrën.



