Terzic: Projekti i Dortmund-it është fitimi i Champions-it, të vazhdojmë ëndrrën

Terzic: Projekti i Dortmund-it është fitimi i Champions-it, të vazhdojmë ëndrrën

Trajneri i Borussia Dortmund, Edin Terzic, foli në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së kthimit në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve ndaj PSG-së.

Terzic deklaroi se qëllimi është fitimi i trofeut dhe duan ta vazhdojnë ëndrrën.

Ne duhet t’i bëjmë të gjitha së bashku, me një plan dhe ide të mirë. PSG do të luajë më mirë se javën e kaluar. Ne duam të presim biletën për finale. Kemi besim se do e arrijmë këtë të gjithë.

Kur u ndeshëm në grupe nuk ishim në formën më të mirë. Kishim mungesë besimi në shumë drejtime. Në dy ndeshje që kemi zhvilluar deri tani kundër tyre në Dortmund, ne kemi treguar që mund të luajmë shumë mirë. Projekti ka qenë për fitimin e Ligës së Kampioneve dhe duam të vazhdojmë ëndrrën.

Dortmund fitoi ndeshjen e parë minimalisht dhe mjafton një barazim për të kaluar në finalen e madhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy