
Manchester United dhe Liverpool do të përballen në një tjetër supersfidë , këtë herë në lidhje me merkaton . ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe ‘’ The Redsat ‘’ po vëzhgojnë me imtësi progresin e mesfushorit të Ajaxit Ryan Gravenberch që konsiderohet një ndër talentët më të mëdhenjë të dalë nga hollandezët . Favori për 19 vjeçarin është se interesat e tij përfaqësohen nga Mino Raiola që sipas ‘ Daily Mail ‘ka mbetur i pakënaqur me sjelljen e drejtuesve të Manchester United me klientin e tij Paul Pogba .
Kjo situatë mund ta favorizojë Liverpoolin për të firmosur me 19 vjeçarin dhe sigurisht që italiani do të luajë një rol shumë të rëndësishëm gjatë negociatave .
Pavarësisht këtyre hipotezave vendimi i palëve në fjalë do ti vërë pikën mbi i kësaj historie dhe duke parë zhvillimin e ngjarjeve të deritanishme gjithçka do të bëhet edhe me interesante në vijimësi për një lojtar , vlerat e të cilit theksojnë se do të shkaktojë një risi të paevitueshme në vitet e ardhshme .
Por s’duhet harruar edhe përgjigjja e drejtuesve nga Amsterdami sepse flitet për një komponent tejet kyç për skemat e Erik ten Hag por potenciali ekonomik i skuadrave në fjalë konsiderohet një avantazh për ekipe si Ajaxi për fuqizimin e arkave .
Tani për tani nuk ekziston ndonjë ofertë konkrete për perlën hollandeze por sigurisht do të jetë bindëse sepse qëllimi i rikthimit në kohët e arta e bën Liverpoolin dhe Manchester United të investojnë për lojtarët më cilësorë.
Ryan Gravenberch ka arritur të spikasë në 13 sfidat e para me Ajaxin në të cilat ka gjetur një gol dheka rezultuar një ndihmë e vyer për ofensivën .



