Simon Kjaer ka rinovuar kontratën me Milanin, deri në vitin 2024. Pas paraqitjeve të shkëlqyera, drejtuesit e Barcelonës, kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin me mbrojtësin danez.
32-vjeçari ka rinovuar deri në vitin 2024, si dhe i është rritur paga, në 1.2 milionë euro që përfitonte më parë, në 1.5 milionë euro.
Kjaer kaloi te Milani në janar të 2020 dhe pas huazimit 6-mujor, klubi kuqezi në fund të sezonit vendosi të blejë përfundimisht kartonin e tij. Deri tani, Kjaer ka regjistruar 60 paraqitje më kuqezinjtë, ku numëron 1 gol të shënuar dhe 2 asiste.



