Fitorja me Sassuolo, Allegri: Edhe barazimi do ishte rezultat i rëndësishëm

Fitorja me Sassuolo, Allegri: Edhe barazimi do ishte rezultat i rëndësishëm

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, u shfaq i lumtur pas fitores që skuadra e tij regjistroi ndaj Sassuolo. Tekniku i bardhezinjve, deklaroi se skuadra që drejton, është përballur me dëmtime të shumta.

Ai u shpreh i lumtur për fitoren, por shtoi se edhe një barazim do të ishte rezultat i rëndësishëm, duke para situatën ku ndodhej skuadra.

Ishte një fitore e rëndësishme për klasifikimin. Sassuolo luajti shumë mirë. Ne dolëm më mirë pas pushimit dhe na mungonin disa lojtarë, pati lodhje pas ndeshjes së Kupës së Italisë në mesjavë, kështu që ne mund të falënderojmë vetëm djemtë. Është një avantazh i mirë ndaj vendit të pestë, jemi një pikë larg Napolit, ndaj duhet të vazhdojmë të punojmë për objektivin, që është vendi i katërt. Me katër ndeshje të mbetura, na duhet të fitojmë ndeshjet.

Mbi të gjitha, njerëzit duhet të kuptojnë momentin që po kalojmë. Ekipi luajti ndeshjen që duhej të luante, duke ditur se Sassuolo ishte e freskët, kishte teknikë të mirë. Ne humbëm gjithashtu Matthijs De Ligt dhe Juan Cuadrado.

Dy mesfushorët tanë krijues, Arthur dhe Manuel Locatelli, janë jashtë fushës. Ne kemi qenë pa Ëeston McKennie për tre muaj, pa Federico Chiesa për gjashtë muaj. Janë të njëjtët lojtarë gjatë gjithë kohës, më duhej të përpiqesha të riorganizoja grupin në përpjekje për të nxjerrë një ekip me Danilon në mesfushë. Po përpiqesha të dilja në lojë për një barazim, sepse një barazim do të kishte qenë një rezultat i rëndësishëm këtu.

Ka momente kur skuadra është në formë të mirë dhe kur nuk është. Nuk më pëlqen ideja për të kryer vetëvrasje në futboll. Jemi të lodhur, nuk ishte e lehtë të arrijmë një rezultat këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy