Champions League/ Lukaku nderon Interin, Manchester City barazon në Gjermani

Champions League/ Lukaku nderon Interin, Manchester City barazon në Gjermani

Interi ka fituar ndeshjen e parë ndaj Portos, të vlefshme për fazën e 1/16-ve, në Champions League.

Zikaltërit triumfuan minimalisht, falë një goli të shënuar nga Romelu Lukaku në minutën e 86-të.

Po luhej një ndeshje e barabartë në “San Siro”, me dy skuadrat që kishin raste për shënim, por në minutën e 78-të, u bë gjithçka më e lehtë për italianët, pasi Porto mbeti me 10 lojtarë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Otavio.

Fitore e rëndësishme për Interin, që do të kërkojë kualifikimin në ndeshjen e kthimit.

Në sfidën tjetër, Manchester City barazoi 1-1 në Gjermani, ndaj skuadrës së Leipzig. Mahrez i dha avantazhin anglezëve në minutën e 27-të, ndërsa Gvardiol vendosi baraspeshën në minutën e 70-të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy