Tirana vazhdon përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat, atë ndaj Vllaznisë. Pas një pauze disa javore, bardheblutë po i japin dorën e fundit përgatitjeve.
Ditën e sotme skuadra e Shehit ka luajtur një miqësore ndaj Bylisit, që militon në Kategorinë e Parë. Kryeqytetasit triumfuan me shifrat 4-2, duke zhvilluar një lojë të kënaqshme.
Danso, Gjumsi, Seferi dhe Beshiraj, ishin autorët e golave për Tiranën. Trajneri Shehi mori sinjale pozitive nga skuadra e tij, para një ndeshje të rëndësishme si ajo ndaj shkodranëve.



