
Situata te Milani nuk është aspak e mirë, para ndeshjes së nesërme ndaj Liverpool, në Champions League.
Sfida e së martës, është vendimtare për kuqezinjtë, pasi në lojë është kualifikimi në fazën e grupeve. Sikur të mos mjaftonte kundërshtari i vështirë përballë, te Milani duhet të përballen edhe me mungesat e rëndësishme.
Përveç Kjaer që ka mbyllur sezonin, Pioli ditën e sotme ka marrë edhe një lajm tjetër të keq. Sulmuesi Rafael Leao, ka probleme muskulore dhe nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Në dyshim është edhe Theo Hernandez. Ky i fundit është stërvitur i diferencuar nga grupi ditën e sotme, pasi gjithashtu ka shfaqur probleme dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për nesër.



