
Gennaro Gattuso, pritet të nisë një aventurë të re si trajner në elitën e futbollit spanjoll.
Sipas asaj që raporton “Marca”, tekniku italian është shumë afër për të marrë drejtimin e skuadrës së Valencias në La Liga.
Bëhet e ditur se Gattuso ka pasur një takim me presidentin e klubit spanjoll dhe shenjat janë pozitive për të pasuar Jose Bordalasin e larguar.
Thuhet se Valencia ka gati kontratën 2-vjeçare për Gattuson dhe zyrtarizimi mund të vijë në orët e ardhshme.



