Partizani vazhdon me përforcimet e skuadrës, teksa ditën e sotme, ka prezantuar afrimin e radhës.
Bëhet fjalë për sulmuesin 24-vjeçarin, Matej Cvetanovski. Ky i fundit është larguar nga klubi hungarez Gyirmot, vetëm 6 muaj pasi iu bashkua në muajin janar.
Zyrtarizimi i futbollistit është bërë nga vetë klubi i Partizanit, nëpërmjet rrjeteve sociale.
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Matej Cvetanoskin. Sulmuesi 24 vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka nënshkruar sot me të kuqtë një kontratë një vjeçare, me opsion rinovimi edhe për sezonin e ardhshëm. Cvetanoski do ti bashkohet menjëherë skuadrës në Slloveni.



