Shqipëria ka planifikuar të zhvillojë një miqësore me Italinë më 16 nëntor në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”.
Megjithatë miqësorja me Italinë, nuk do të jetë ndeshja e vetme për Kombëtaren kuqezi, gjatë muajit nëntor.
Mësohet se kuqezinjtë do të përballen edhe me Armeninë. Ndeshja është planifikuar më 19 nëntor në stadiumin “Air Albania”, diçka që së fundmi është konfirmuar edhe nga FSHF.
Më herët ishte përfolur edhe për një miqësore mes Shqipërisë dhe Kosovës, por kjo nuk do të realizohet dhe për këtë arsye kombëtarja kuqezi do të përballet me Armeninë.



