
Kvicha Kvaratskhelia është shëndërruar me kalimin e kohës në një ndër lojtarët më të preferuar në merkato.
Gjerogjiani mund të jetë një ndër protagonistët gjatë verës, i cili tanimë e ka bërë me dije ekipin e preferuar.
Flitet për Real Madridin, edhe pse së fundmi mesfushori e ka rinvouar kontratën me Napolin.
Klauzola e prishjes së saj me ‘’ Il Partenopei ‘’ arrin 130 milionë eurot dhe dëshira e tij natyrisht është një sinjal për ‘’ Galaktikët ‘’, të cilët besojnë fuqimisht tek potenciali i presidentit Florentino Perez.
Natyrisht që kreu i napoletanëve Aurelio Di Laurentis shpreson në qëndrimin e 23 vjeçarit nga Tbilisi në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ por nëse numri një i kryeqytetasve do ta tentojë në fundin e sezonit, eksperienca tek fituesit në fuqi të Scudettos do të përfundonte.
Kjo periudhë do të jetë shumë e rëndësishme për Kvicha Kvarastskhelian, i cili tek ‘’ Azurrët ‘’ konsiderohet i pazëvëndësushëm.



