Real Madrid, këmbngul për Nico Schlotterbeck

Real Madrid, këmbngul për Nico Schlotterbeck

 Prej kohësh Nico Shlotterbeck vijon të jetë objektiv i Real Madridit. 

Gjatë merkatos së verës drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ do të tentojnë përsëri transferimin e mbrojtësit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. 

Së fundmi është menduar përfshirja e Gonzalo Garcias për ti bindur krerët e ‘’ Verdhezinjve ‘’ duke qenë se kryeqytetasve i duhet me patjetër një lojtar që bën diferencën në këtë krah.

Për më tepër largimi i mundshëm i David Alabas e shton automatikisht impenjimin e Florentino Perez dhe bordit drejtues për të konsoliduar repartet. 

Ndërkohë që për Gonzalo Garcian mund të thuhet se largimi drejt ‘’ Signal Iduna Parkut ‘’ mund ti vijë në ndihmë për arsye se rivaliteti tek gjigandët e Spanjës dhe më gjerë vijon shumë i ashpër.

 Prezenca e Mbappes, Vinicius dhe Endrick e bëjnë gati të pamundur aktivizimin si titullar të 22 vjeçarit. 

Diferenca ndërmjet tyre lidhet me faktin e Nico Schlotterbeck është konsoliduar tashmë si një ndër më të spikaturit në Europë ndërsa golashënuesi sapo ka nisur të impresionojë. 

Do të varet gjithçka nga vendimi i drejtuesve të ekipit nga Ruhr sepse flitet për një peshë të rëndë në 11-shen e trainerit Niko Kovaç. 

Megjithatë në skenë është Real Madridi, një ndër ekipet më të pasur dhe të suksesshëm në botë, i preferuar nga shumë lojtarë me emër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy