Newcastle, përcakton çmimin për Alexander Isak

Newcastle, përcakton çmimin për Alexander Isak

Momentalisht Alexander Isak vijon të jetë një ndër më premtuesit në Europë.

Suedezi, i krahasuar nga ekspertët me Zlatan Ibrahimovichin po lë gjurmë tek Newcastle United, ekipi më i pasur i botës.

Interesi për 25 vjeçarin po shtohet dhe një ndër pretendentët është Arsenali.

Ishi i Real Sociedadit është shumë i rrezikshëm përpara portës, i shpejtë dhe mjaft teknik, cilësi që e avantazhojnë gjatë sfidave.

Mund të thuhet pa asnjë dyshim se mbetet një ndër më të kompletuarit, sidomos në Premier League, për të cilin tashmë drejtuesit e bardhezinjve e kanë përcaktuar çmimin.

Afro 150 milionë euro pretendon të arkëtojë sheiku Al- Rumayyan, një shifër që natyrisht e ndërlikon ndjeshëm arritjen e objektivit nga ‘’ Topchinjtë ‘’.

Drupal Ad

19 gola në 27 sfida konsiderohet një statistikë shpresëdhënëse për të ardhmen e Newcastles, ekip i cili aspiron të arrijë majat në të ardhmen e afërt, në Angli dhe natyrisht kompeticionet europiane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy