Pak ditë më parë, Ndriçim Shtubina, njoftoi se nuk do të jetë me drejtor sportiv i Egnatias, post të cilin e mori në verë.
Në postimin e tij, Shtubina tha se kishte marrë një propozim tjetër nga klubi, për të cilin i duhej pak kohë për të vendosur.
Ditën e sotme ka qenë vetë klubi rrogozhinas, që ka njoftuar se Shtubina do të jetë trajner i ekipit Egnatia U-21.
Gjithashtu bëhet e ditur se te rrogozhinasit është rikthyer edhe Edlir Tetova, i cili u shkarkua nga posti i trajnerit dhe tashmë do të mbajë rolin e drejtorit sportiv.



