Skriniar , alternativë komode për Realin

Skriniar , alternativë komode për Realin

 Fitorja e Sllovakisë kundër Polonisë la shumë për të kuptuar mbi të ardhmen e një lojtari shumë të rëndësishëm të tyre .  Mbrojtësi Milan Skriniar edhe një herë tregoi se është një kockë që s’kapërdihet lehtë në qendrën e mbrojtjes  , fakt që e ka demostruar me Interin duke kontribuar  shumë për  fitimin e Scudettos së 19- të në histori .   Hapat e deritanishëm në Europian  edhe pse është ende herët janë një indikator se e ardhmja mund të marrë një tjetër rrjedhë gjatë merkatos . Pikërisht për 25 vjeçarin ka menduar Reali  i cili kërkon ta ketë pjesë të revolucionit që po përgatitet tek ‘’ Los Blancos ‘’ . E  rëndësishme për tu theksuar në këtë  histori është se  emri i Milan Skriniar është lidhur ngusht në të kaluarën me Barcelonën por  ‘’ Los Cules ‘’ prej kohësh nuk i janë rikthyer kësaj teme  dhe  ‘’ Galaktikët ‘’  do të kërkojnë ta transferojnë në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ gjatë merkatos së verës .  

Aktualisht Real Madridi ndodhet midis dy zjarreve sepse akoma nuk e ka qartësuar të ardhmen e Raphael Varanes dhe  Sergio Ramos dhe  kanë filluar punën për transferimet vijuese  që të dalin me kokën lart nga merkatoja.  Traineri  Carlo Ancelotti e vlerëson shumë ishi-n e Sampdorias i cili mban mbi supe një sukses të kërkuar prej shumë vitesh nga zikaltërit , por duhet pritur sepse skuadrat e njohura në të shumtat e rasteve i qëndrojnë fanatikë grupit aktual për të mos prishur ekuilibrat. 

Paraprakisht italiani e  ka konceptuar Milan Skriniar si shoqëruesin e  Militaos , Nachos dhe Alabas   me objektivin e konsolidimit të prapavijës  e cila i ka shkaktuar shumë probleme  ‘’ Los Blancos ‘’ në një sezon që është përcaktuar si i dështuar për spanjollët .  

Në 39 ndeshje Milan Skriniar e ka treguar në dy raste se di të jetë efikas edhe përpara portave kundërshtare   dhe ka krijuar bindjen se mund të rezultojë një lëvizje e goditur nga  Real Madridi .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy