Taulant Stermasi, president i FSHA-së, thotë se zhvillimet e fundit në kampin e atletikës janë tregues se kjo disiplinë sportive po ecën në rrugën e duhur. Ai tha se në planet e afërta është krijimi i infrastrukturës për të organizuar kampionate ballkanike.

Kemi pasur një aktivitet të rëndësishëm, cross country. Për herë të parë kemi medalje të artë në kampionat ballkanik nga një djalë, David Nikolli.

Nëse kthejmë sytë te sportet individuale, siç kemi parë, kemi pasur rezultate të mira. Por duhet filluar puna që sot. Ne kemi filluar. Deri tani kemi 6 kandidatë dhe besoj se 4 do i kemi gati deri në 2028 për arritje norme.

Ambientet po përmirësohen, por duhet trajner i trajnuar mirë, mjek i specializuar. Pra jemi në pikën që po mundohemi të bëjmë një ekip me pesë veta.

Duhet të flasim të gjithë për sportin, në mënyrë që politika të kuptojë.

Kampionati ballkanik nuk është i vështirë. Që të bësh gara të mëdha, duhet të kesh kriterin me tetë korsi. Ne mund të marrim, tani që Federata Botërore na njeh, mund të aplikojmë për kampionat ballkanik.

Ne kemi aplikuar për një pistë të re. Besoj se do të jemi fitues. Nëse po, pista e re Korçës do të bëhet me standardet e duhura. Jemi të detyruar të mos e lëmë Korçën pa stadium. Kemi mundësi të bëjmë edhe aktivitete rajonale. Tirana është gjithmonë iniciatori i madh. Por ne kemi p.sh. Shkodrën, që mund të ofrojë Malin e Zi apo Kosovën.

Stermasi shtoi se në 2026 në Shqipëri do të mbahet kongresi europian i atletikës.

Do bëjmë më të mirën, që pas katër vitesh kur unë ta lë presidencën, ai që vjen ta ketë rrugën e shtruar.

Luiza Gega ka bërë disa testime. Ka thyer disa rekorde kombëtare. Është në dilemë mes pistës apo maratonës.