
I eleminuar nga Champions League dhe me 12 pikë larg Interit , Juventusit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të përgatitet për sezonin pasardhës . Pagat e larta të lojtarëve ia kanë reduktuar mundësitë torinezëve për të kërkuar përforcimet e duhura që do ti shërbejnë për tu rikthyer më të fortë dhe të përsërisin sukseset e të kaluarës . Sipas ‘’ Corriere Torino “ një ndër lojtarët që e ka tunduar Andrea Pirlo është Emerson Palmieri . Nxënësi i Thomas Tuchel ka shënuar një rritje në lojën e tij dhe është vënë në listën e Juventusit. Shkëmbimi që mendohet të bëhet në këtë rast është ndërmjet brazilianit dhe Alex Sandros , objektiv për të cilin ‘’ Blutë e Londrës ‘’ nuk mendojnë të dorëzohen .
Në të kaluarën emri i tij u lidh ngushtë me një kalim të mundshëm tek Paris St Germain që asokohe drejtohej pikërisht nga gjermani por siç kuptohet niveli i lojës së anësorit ka ardhur në rritje dhe gjigandët e Premier Leagues kanë nisur ofensivën për ta bërë pjesë të tyre gjatë merkatos verore. Ky plan duket si shumë fitimprurës për të dyja skuadrat sepse si Emerson Palmieri ashtu edhe Alex Sandro e kanë kualitetin e mjaftueshëm për tu prezantuar në nivele të larta tek klubet respektive. Kreditet e fituara nga braziliani me pashaportë italiane i kanë dhënë shansin për të përfaqësuar 4 herë kampionët e botës dhe deri më tani e ka bërë shumë mirë punën e tij sepse është grumbulluar në të shumtat e rasteve nga i mirnjohuri Roberto Mancini .
Ndërrimi i ambjentit nga lojtarët në fjalë do të perceptohej si një shkëmbim eksperiencash interesante sepse niveli i Chelseat dhe Juventusit ofron garanci jo vetëm për prezantimin e denjë në çdo kompeticion por i krijon mundësinë e fitimit të trofeve në të ardhmen . Në këtë rast ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ do ti jepte shansin Emerson Palmierit për të hedhur pas të kaluarën sepse nuk ka gëzuar përformancat e duhura me londinezët për shkak të humbjes së konkurrencës me dy të preferuarit e numrit një të pankinës si Marcos Alonso dhe Ben Chillwell , ndërsa Alex Sandro do te provonte veten në një nga kampionatet më të bukur të futbollit siç është Premier League .



