
Niveli spektakolar i Gerard Doulofeu me Udinezen nuk ka mbetur pa u vënë re nga Napoli.
Sipas specialistit të transferimeve Daniele Longo, bardhekaltërit po e monitorojnë me kujdes spanjollin i cili ka shpërthyer me friulanët dhe fakti se ‘’ Il Partenopei ‘’ do të jenë pjesëmarrës në Champions League mund ta bindë për tu transferuar në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ .
Pilari i ofensivës së bardhezinvje shikohet si zëvëndësuesi i Victor Osmihen , i cili po vlerëson disa oferta nga klubet e njohura dhe gjithashtu mund të mbushë boshllëkun që do të lërë Lorenzo Insigne, lojtarë që do të largohet me parametër zero gjatë merkatos verore.
Ekstremi 28 vjeçar shquhet si mjaft efikas por kontrata e tij me Udinezen vijon në fuqi deri në 2024 -tën.
Megjithatë oferta e Aurelio Di Laurentis mund të jetë tunduese dhe fakti se Napoli do të shijojë turneun më prestigjoz të Europës mund ta bindë ishi-n e Barcelonës për t’iu bashkuar skemave të Luciano Spalettit.
Tashmë pas dy sezonesh me Udinezen , Gerard Deulofeu është adaptuar në Serinë A dhe i njeh shumë mirë skuadrat e këtij kampionati por Napoli s’do të jetë i vetëm në këtë garë sepse do të përballet me Milanin .
Falë kontributit tek Udineze , Gerard Deulofeu mund të rikthehet në ‘’ San Siro ‘’ dhe duke iu referuar pretendimeve të tij , ‘’ Djalli ‘’ mund të jetë zgjedhja për të ardhmen.
Me e rëndësishmja në këtë histori është se ylli i Udinezes mendon se ka ardhur momenti për të përfaqësuar ngjyrat e një klubi me emër sepse i ka bërë shkëlqyeshëm detyrat me një ekip të dorës së dytë në Scudetto , i cili s’mund ti sigurojë asgjë veçse pjesëmarrjen në elitën e futbollit italian.



