Melos Bajrami nuk është më një futbollist i Skënderbeut. Mbrojtësi është larguar nga korçarët pas përfundimit të kampionatit, që solli edhe rënien e korçarëve në Kategorinë e Parë.
Pas largimit nga bardhekuqtë, Bajrami do të vazhdojë karrierën te kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkupi.
20-vjeçari ka nisur stërvitjen me bardheblutë, teksa është aktivizuar edhe në dy ndeshjet miqësore, ndaj Ballkanit dhe Tiranës.
Në të kaluarën, përveç Skënderbeut, Bajrami është aktivizuar edhe me Ballkanin në Kosovë.



