Trajneri largohet nga skuadra ruse: Nuk mund të punoj në vendin përgjegjës për luftën

Trajneri largohet nga skuadra ruse: Nuk mund të punoj në vendin përgjegjës për luftën

Trajneri gjerman, Markus Gisdol, është larguar nga drejtimi i skuadrës ruse, Lokomotiva e Moskës. Në fjalët e tij, ai tha se nuk mund të ushtrojë punën, në një vend, ku udhëheqësi është përgjegjës për luftën në Ukrainë, ku vuan një popull i gjithi.

“Nuk mund ta vazhdoj punën time në një vend ku udhëheqësi i tij është përgjegjës për luftën dhe agresionin në mes të Evropës. Kjo nuk është në përputhje me vlerat e mia, ndaj i kam kërkuar klubit dorëheqjen nga posti i trajnerit me efekt të menjëhershëm.

Nuk mund të qëndroj në fushë duke stërvitur dhe u kërkuar profesionalizëm futbollistëve, kur pak kilometra më larg jepen urdhrat për t’i shkaktuar vuajtje një populli të tërë.”

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy