Barcelona ndjek Tielemans

Barcelona ndjek Tielemans

 Dështimi për transferimin e Martin Zubiemendit në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk i ka lënë zgjidhje tjetër Barcelonës veçse të vijojë të kërkojë një lojtar ideal për mesfushën .

Xavi Hernandez e njeh më mirë se kushdo këtë repart dhe ja ka vënë syrin Youri Tielamansit.

Ylli i Leicester City-t pretendohet prej kohësh nga disa ekipe dhe ‘’ Los Cules ‘’ duan medoemos të gjejnë një zëvëndësues ideal për Sergo Busquets , një ndër më të mirët e tyre prej shumë sezonesh .

Pas një investimi të konsiderueshëm prej 200 milionë eurosh në verë , në ‘’ Camp Nou ‘’ mendohet se akoma duhen përforcime gjatë merkatos së ardhshme dhe Youri Tielemans e ka bindur trainerin 42 vjeçar me paraqitjet tek ‘’ The Foxes ‘’.

Rinovimi i Martin Zubimendit me Real Sociedadin deri në 2027-tën praktikisht i ka dhënë fund tentativave të spanjollëve për ta larguar nga  San Sebastian dhe 25 vjeçari mendohet një zgjidhje për mesfushën , në këtë periudhë tejet të vështirë për të besuarit e Xavi Hernandezit , të cilët janë me një këmbë jashtë Champions Leagues , fakt që do të përkthehej si një disfatë historike për gjigandët e Spanjës dhe jo vetëm .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy