
Mungesa e rezultateve nën drejtimin e Rudi Garcias i ka shtyrë drejtuesit e Napolit të mendojnë për të tjera alternativa në lidhje me pankinën.
Emri më i përfolur deri me tani është ai i Antonio Contes, i cili mund ta zëvëndësojë francezin. Ishi-t të Romes i është vënë ultimatum nga Aurelio Di Laurentis, i cili nëse nuk i arrin objektivat në tre sfidat e ardhshme, fatkeqësisht do ti duhet të largohet nga i famshmi ‘’ Diego Armando Maradona ‘’.
Ndërkohë, nëse i referohemi Antonio Contes, duhet theksuar se 54 vjeçari nga Lecce është pa ekip që nga momenti i largimit nga Tottenham Hotspuri në 26 marsin e kaluar, por gjithsesi, pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat konsiderohen normale në futboll, është një ndër më cilësorët në qarkullim.
Ishi i kombëtares së Italisë pretendon të rikthehet sa më shpejt nën drejtimin e një ekipi dhe nëse performancat vijuese të ‘’ Il Partenopei ‘’ s’do të jenë në nivelin e pretenduar, Antonio Conte mund të jetë traineri i ri i tyre. S’duhet harruar se në lidhje me këtë çështje , drejtuesit e Napolit kanë anashkaluar Igor Tudor dhe Marcelo Gallardon , të cilët ishin pjesë e listës në të kaluarën.



