Inter Miami nuk e harron Messin

Inter Miami nuk e harron Messin

 Pavarësisht se në javët e fundit është përfolur për një rikthim të Lionel Messit në Barcelonë, Inter Miami vijon të shpresojë për transferimin e ‘’ La Pulgas ‘’ në Major League Soccer. 

Sipas ‘ The Indipendent ‘ , David Beckham  po përpiqet maksimalisht për arritjen e akordit dhe në javët e ardhshme pritet një ofertë zyrtare për 35 vjeçarin.

Potenciali i Inter Miamit në aspektin ekonomik konsiderohet asi nën mëngë i ish mesfushorit të mirënjohur, iniciativë e cila ia ndërlikon objektivin katalanasve , të cilët duan medoemos ta rikthejnë asin nga Rosario në ‘’ Camp Nou ‘’.

E kaluara asnjëherë nuk mund të anashkalohet nga Joan Laporta, president që ka dhënë maksimumin për ekipin e zemrës dhe falë Lionel Messit ndër të tjerë arritën të mposhtnin çdo rival që i dilte përpara. 

Megjithatë , problemet e theksuara të kuq e bluve imponojnë shitjen e lojtarëve gjatë verës dhe reduktimin e pagave për ta përmirësuar imazhin e më pas të hidhen në sulm për të fuqizuar organikën.

Nëse i referohemi këtij fakti, arrihet në konkluzionin se Barcelona duhet të presë por mbetet në lojë sepse ende Lionel Messi nuk e ka rinovuar kontratën me ‘’ Les Pariziens ‘’ , lojtar që është tentuar edhe nga Al- Hilal i Arabisë Saudite , kundrejt një oferte astronomike.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy